Home » Zonja e zezë Nexhmije Hoxha by Fahri Balliu
Zonja e zezë Nexhmije Hoxha Fahri  Balliu

Zonja e zezë Nexhmije Hoxha

Fahri Balliu

Published 2005
ISBN : 9789994371518
Paperback
268 pages
Enter the sum

 About the Book 

...Në galerinë e errët, Gadishulli ynë ballkanik ka dy modele: Elena Çausheskun e rumunëve dhe Nexhmije Hoxhën e shqiptarëve.E para u bë simbol i injorancës e i meskinitetit, e dashuruar pas titujve shkencorë të cilët, sa më shumë i shtoheshin, aq mëMore...Në galerinë e errët, Gadishulli ynë ballkanik ka dy modele: Elena Çausheskun e rumunëve dhe Nexhmije Hoxhën e shqiptarëve.E para u bë simbol i injorancës e i meskinitetit, e dashuruar pas titujve shkencorë të cilët, sa më shumë i shtoheshin, aq më qesharake e bënin.E dyta u shqua për mendjengushtësinë dhe egërsinë e pashoqe, çka bëri që populli shqiptar ti vinte nofkën Panterë e zezë.Ndërsa nuk mbahet mend asnjë rast që të ketë luajtur edhe më të voglin rol zbutës në tragjedinë shqiptare, dihen, përkundrazi, raste të shumta kur është treguar edhe më e egër se i shoqi.Kështu me dënimin më të rëndë, me pushkatim, përfundoi Elena Çaushesku. Me burg të mundimshëm shumë-vjeçar, që ia shkurtoi ditët, Çian Çini. Dhe me burg të paktë, Nexhmije Hoxha. Nuk është e vështirë të merret me mend se në këtë hierarki të zezë ajo zë vendin më të errät.Në 31 dhjetor 1945 Nexhmije Xhuglini shkonte drejt martesës me Enver Hoxhën... Ky fakt duhet shikuar e studiuar posaçërisht, sepse ai të çon në një provë shumë interesante. Një detaj tjetër që zbulon një përdhosje kriminali të çiftit, është se, për të marrë nuse Nexhmijen, caktohet Fahria, gruaja e Bahri Omarit, i cili në ato ditë do të hynte në burg dhe nuk do të dilte më i gjallë sandejmi.Dhe, meqë jemi këtu, pushkatimi i Bahri Omarit nuk ka të bëjë vetëm me faktin që tu ngulitej në tru njerëzve se asnjë lëshim nuk do të kishte në luftën e klasave...me paralajmërimin se në vend po zinte vend një pushtet kriminal.Bahri Omari ishte njohësi më i mirë i Enverit. Ai e kishte mbajtur në shtëpi dhe nuk kishte ndonjë gjë që nuk e dinte për Enverin...Ditën e gjyqit të Bahri Omarit kryeministri Enver Hoxha, në mjediset e zyrës së tij, ndante edhe ftesa për këtë gjyq, me një qetësi që të kallte datën. Ai ua jepte ftesat shoqeve dhe kolegëve të zyrës, duke u thënë: Shkoni, shikojenin kriminelin. Njërën nga këto ftesa ia ofronte edhe së shoqes së Kadri Hoxhës, duke ia quajtur, bile, paksa si nder e vlerësim të partisë, që i bënte asaj. Por Enveri e kreu veprën e radhës dhe kaq...